Olti, Julianës: Kujdes se po të ndjekin fëmijët e Dafinës (VIDEO) NULL NULL 13.02.2023 22:49 13.02.2023 22:49 Opinionisti i Big Brother Vip Kosova, Olti Curri, e ka kritikuar Julianën, banoren e shtëpisë më të madhe në vend, lidhur me debatin që pati me Dafinën, banoren tjetër. Curri i tha se Juliana nuk do të duhej t’ia përmendte fëmijët Dafinës në debatin që patën. “Ti duhet ta pranosh se atë situatë e kishe iniciuar ti, në momentin kur e ke parë që ajo nuk po të hapte kurrë dhe ti je bërë shumë keq sa i the kujdes se po të ndjekin fëmijët e tu”. “Ndërsa, unë po të them ty kujdes sepse ty po të ndjekin fëmijët e Dafinës”, ka thënë Curri. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.