Olmo pritet të udhëtojë në Barcelonë NULL NULL 06.08.2024 18:07 06.08.2024 18:07 Dani Olmo Barcelona tashmë po e planifikon fluturimin e Dani Olmos në qytetin katalunas për të firmosur kontratën me klubin. “Barcelona po e planifikon prenotimin e fluturimit privat të Dani Olmos sa më shpejt, pasi drejtori sportive Deco e ka mbyllur marrëveshjen me Leipzigun”, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano në X. “Shkojmë, e konfirmuar”, ka përfunduar postimin e tij në X ai. Olmoja kësisoj do të kthehej te Barça pas dhjetë vjetësh kur ishte larguar në drejtim të Dinamo Zagrebit.