Olimpistja nga Uganda sulmohet me benzinë nga i dashuri, pëson djegie të rënda NULL NULL 03.09.2024 13:45 03.09.2024 13:45 Një maratoniste nga Uganda ka pësuar djegie të rënda trupore pas një sulmi të dyshuar nga i dashuri i saj. Rebecca Cheptegei, e cila përfundoi e 44-ta në maratonë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, po merr trajtim për 75 për qind djegie pasi u sulmua në shtëpinë e saj në Kenia. Ajo thuhet se është në një gjendje kritike, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Komandanti i policisë së qarkut Trans Nzoia, Jeremiah ole Kosiom tha të hënën se i dashuri i Cheptegeit, Dickson Ndiema, bleu një shishe me benzinë, e derdhi mbi të dhe i vuri flakën gjatë një mosmarrëveshjeje të dielën. Ndiema gjithashtu pësoi djegie dhe të dy po trajtohen në Spitalin Mësimor dhe Referues të Moi në qytetin Eldoret.