Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Olimpiada e Britanisë premton të vaksinojë të gjithë anëtarët e saj para Lojërave Olimpike

NULL NULL
09.06.2021 10:43

Ekipi i Britanisë ka premtuar se do të jetë plotësisht i vaksinuar për Lojërat Olimpike të Tokios, ku deri tani 86 për qind të delegacionit të tyre kanë marrë të paktën një dozë.

Në një letër drejtuar presidentit të Tokyos 2020, Seiko Hashimotos, Shoqata Olimpike Britanike premtoi se po bënin gjithçka që ishte e mundur për të minimizuar çdo rrezik për njerëzit e Japonisë përpara Lojërave.

Kjo përfshin miratimin e plan programit rigoroz të testimit dhe izolimit të tyre për 14 ditët e fundit para se të fluturojnë, i cili tejkalon edhe rregullat e vendosura nga Tokyo 2020.

Shefi ekzekutiv i Olimpiadës së Britanisë, Andy Anson, tha se të gjithë do t’i nënshtrohen një testi PCR 14 ditë para udhëtimit dhe testeve të rregullta.

Ekipi Britanisë ka marrë një donacion të veçantë nga Qeveria ne Londër për të furnizuar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar me vaksina Pfizer dhe për të marrë shpejt dozat e dyta.

Ata thanë se janë në faza të përparuara për të u siguruar që i gjithë delegacioni britanik të jetë vaksinuar plotësisht për Lojërat.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi, dhe më shumë sesa duhet, për të siguruar që delegacioni ynë të jetë i mbrojtur nga covidi pas mbërritjes në Japoni”, tha Anson.

lajme të ngjashme