OKB-ja tronditet nga skandali i ushtarëve francezë NULL NULL 01/06/2015 01/06/2015 “Ushtarë francezë të një misoni të OKB-së u kanë bërë presion dhe kanë pasur seks me fëmijë të uritur në Republikën e Afrikës Qendrore”. Akuza të rënda janë drejtuar në adresë të ushtarëve francezë të OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore. Sipas asaj që raporton Deutsche Welle në gjuhën shqip, krimet e ushtarëve janë të tmerrshme. “Ushtarë francezë të një misioni të OKB-së u kanë bërë presion dhe kanë pasur seks me fëmijë të uritur në Republikën e Afrikës Qendrore. Dyshohet se kjo ka ndodhur nga viti 2013 deri në vitin 2015”. “Ushtarët ishin stacionuar si trupa ndihmëse në kampin e refugjatëve të kryeqytetit, Bangui”. Akuza qe mbajtur sekret për muaj me radhë prej UNHCR-së, edhe pse hetimet nga ana e Prokurorisë së Parisit ndaj ushtarëve kanë nisur që nga viti 2014 dhe po vazhdojnë. Tani, Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Seid Ra’ad al-Hussein, u ka kërkuar disa vendeve që hetojnë më me forcë në lidhje me akuzat për krime kundër ushtarëve të tyre në Republikën e Afrikës Qendrore.
Kosova Supremja refuzon në tërësi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga mbrojtja e Veselit 20 minuta më parë