OKB e shqetësuar për dhunën në Kumanovë NULL NULL 11.05.2015 18:37 11.05.2015 18:37 MONTREUX, SWITZERLAND - JANUARY 22: United Nations Secretary-General Ban Ki-Moon attends a press conference on the first day of Geneva II Conference in Montreux, Switzerland on January 22, 2014. (Photo by Evren Atalay/Anadolu Agency/Getty Images) Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon bëri thirrje sot për qetësi pas luftimeve mes policisë dhe një grupi të armatosur në Maqedoni këtë fundjavë. “Në këtë moment delikat, Ban Ki-Moon u kërkon të gjithë protagonistëve të japin prova maksimale të vetëpërmbajtjes dhe të shmangin çdo deklaratë apo veprim që mund të rrisë tensionin”, deklaroi zëdhënësi Stephane Dujarric. “Ban shqetësohet për dhunën e ditëve të fundit në Kumanovë dhe mbështet thirrjet për qetësi të bëra nga Bashkimi Evropian”, shtoi ai. “Ai inkurajon autoritetet maqedonase të rikonfirmojnë angazhimin e tyre për të drejtat themelore duke promovuar një mjedis në të cilin pikëpamjet e kundërta të mund të shprehen lirisht”, theksoi zëdhënësi Stephane Dujarric. Drejtësia maqedonase akuzoi sot për terrorizëm 30 persona të arrestuar gjatë luftimeve të dhunshme me një grup të armatosur ku si pasojë humbën jetën 22 persona, në Kumanovë, pranë kufirit me Kosovën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit 20 minuta më parë
Kosova Policia flet për aksionin në Prizren: Po zhvillohet plani operativ i sigurisë 'Zona Verore 2025' 22 minuta më parë
Kosova Deputeti Veton Berisha thotë se u sulmua nga anëtari i kryesisë së partisë së Elbert Krasniqit 28 minuta më parë