“Oh ZOT”, kënga më e re e Gjestit, kësaj radhe me tematikë sociale (VIDEO) NULL NULL 01.10.2022 21:46 01.10.2022 21:46 Këngëtari i njohur Gjesti ka publikuar një tjetër projekt muzikor. Ndryshe nga ç’jemi mësuar zakonisht, ai këtë herë vjen dukshëm më emocional në një këngë që trajton tematikë sociale. Teksti i projektit flet për një fëmijëri të vështirë e me plot sprova. “Oh Zot” titullohet ky projekt i cili menjëherë me t’u publikuar ka marrë vëmendje shumë të madhe në rrjet duke emocionuar të gjithë që e kanë dëgjuar këtë këngë. Larg këngëve për vajza e jetë të shtrenjtë, ky projekt është një “këndellje” ndaj humbjes në luksin e tepruar, në kohë kur shumëkush vuan ende për bukën e gojës./prive *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Fansat e Rihannës çmenden, A$AP Rocky zbulon aksidentalisht gjininë e fëmijës së tyre të tretë 30/06/2025