Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin për Ranger në ShBA

NULL NULL
27.04.2024 09:56
Nëntoger Egzon Elshani

Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organizon ushtria amerikane Ranger.

Siç njofton Forca e Sigurisë e Kosovës, Ranger School është kursi më i vështirë i ushtrisë dhe edukimi kryesore i lidershipit dhe taktikave të njësive të vogla.

“Kursi Ranger është një përgatitje shumë sfiduese mendore dhe fizike që zhvillon aftësi funksionale të lidhura drejtpërdrejt me njësitë, misioni i të cilave është të angazhojnë armikun në luftime të ngushta dhe betejë të drejtpërdrejtë”, thuhet në njoftim.

“Për 62 ditë, pjesëmarrêsit në Ranger stërviten deri në rraskapitje, duke shtyrë kufijtë e mendjes dhe trupit të tyre. Kursi përfshin tre faza (Darby, Mountain dhe Sëamp) të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit zvarritje, ecje, vrapim.”.

Tutje thuhet se në fazën Darby, studentët trajnohen për operacionet e skuadrës dhe përqendrohen në misionet e pritës, operacionet e bazës së patrullimit dhe planifikimin, para se të kalojnë në operacionet e togave”.

“Në fazën malore, ata zhvillojnë aftësitë e tyre në nivel togu për të përmirësuar dhe përfunduar stërvitjen e tyre në fazën e Kënetës. Dhe pas këtyre fazave, pjesëmarrêsit Ranger janë të aftë në udhëheqjen e operacioneve luftarake të skuadrës dhe togës në të gjitha klimat dhe terrenet. Rangers janë ushtarak më të trajnuar, më të aftë, dhe të përgatitur për të shërbyer dhe udhëhequr ushtarët në pozicionin e tyre të ardhshëm të detyrës”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po mbështesin FSK-në, në ngritjen e kapacitetve profesionale ushtarake në të gjitha fushat e zhvillimit, FSK do të jetë gjithherë partnere e besueshme dhe do të ofroi kapacitetet e saj në të mirë të paqes dhe sigurisë në botë.

May be an image of 2 people, people climbing, fire tower and text

May be an image of 8 people

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.