Oficeri i FSK-së diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci NULL NULL 27.06.2025 09:54 27.06.2025 09:54 Nënkolonel Shpend Zogaj ka diplomuar me sukses programin akademik në Shkollën e Luftës (Ratna Škola ” Ban Josip Jelačić“) në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes dr.Franjo Tuđman, në Republikën e Kroacisë. Ky është siç thuhet, niveli më i lartë i shkollimit ushtarak në Kroaci, i konceptuar që të përgatis oficerë të lartë dhe zyrtarë civilë për të ushtruar detyra strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtarë, njofton Klankosova.tv. “Programi përfshinë një kurrikul të avancuar dhe gjithëpërfshirëse që trajton fushat themelore të mendimit dhe veprimit strategjik: teorinë e strategjisë, marrëdhëniet ndërkombëtare, gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë, sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, politikën e mbrojtjes, artin e luftës, strategjinë dhe operacionet ushtarake, si dhe lidershipin dhe komunikimin strategjik”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Elezi liston tri arsye pse situata për Vidovdanin këtë vit është më e ndjeshme (VIDEO) 44 minuta më parë