“ODA” nderon Capital T për solidaritetin pas tërmetit në Shqipëri (FOTO) NULL NULL 15.01.2020 10:00 15.01.2020 10:00 Reperi Capital T në mesin e trofeve që ka fituar tani e ka edhe një shumë të veçantë. Në pallatin presidencial në Tiranë, mbrëmë u mbajt eventi “ODA”, ku të pranishëm ishin shumë fytyra publike nga jeta politike dhe ajo e artit e muzikes shqiptare, njofton Klan Kosova. Capital T është nderuar me një trofe nga eventi i përvjetshëm “ODA”, por që nuk ka të bëjë aspak me muzikën. Në këtë event reperi u nderua për kontributin humanitar që ka dhënë, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Reperi u shpreh i lumtur për këtë nder që iu bë. “ODA 2020 ? Me vëllezërit e mi ?? Faleminderit për respektin ???? Vazhdojmë bashkë përpara ??”, ka shkruar Capital T në Instagram. View this post on Instagram ODA 2020 🖤 With my brothers 👐🏻 Faleminderit për respektin 🇦🇱🇽🇰 Vazhdojmë bashkë përpara 💪🏻 A post shared by Capital T (@truekapo) on Jan 14, 2020 at 4:17pm PST *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Fansat e Rihannës çmenden, A$AP Rocky zbulon aksidentalisht gjininë e fëmijës së tyre të tretë 30/06/2025