Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

O’Connell vlerëson dialogun

NULL NULL
08.05.2015 16:53

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell.

Tahiri e njoftoi diplomatin britanik me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në vend duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, dhe agjendën euro-atlantike.

Nga ana e tij. ambasadori O’Connell, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike.

Ai theksoi progresin në zhvillimin e shtetit të Kosovës duke theksuar se që nga qëndrimi i mëhershëm ka vërejtur përparime të rëndësishme në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

O’Connell poashtu vlerësoi dialogun e Brukselit si një proces të rëndësishëm për një paqe të qëndrueshme në rajon.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.