O’Connell shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin me Ministrinë e Financave NULL NULL 02.06.2016 17:29 02.06.2016 17:29 Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell, më të cilin ka diskutuar për procesin e themelimit të Agjencisë për Tatime dhe Doganë të Kosovës (ATDK), si një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës në Programin Qeverisës 2015-2018. Hoti ka falënderuar Ambasadën e Britanisë së Madhe e në veçanti Ambasadorin O’Connell për ndihmën e dhënë në procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme. Ai gjithashtu e ka njoftuar atë edhe me procesin e deritanishëm në themelimin e kësaj Agjencie dhe për hartimin e draftit të Ligjit për Agjencinë për Tatime dhe Doganë e Kosovës, dhe për konsultimet e deritanishme me të gjitha palët e interesit gjatë hartimit të këtij draft ligji dhe për proceset tjera, transmeton Klan Kosova. O’Connell në këtë takim ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit që ai përfaqëson për ofrimin e ndihmës dhe bashkëpunimit për Ministrinë e Financave në veçanti për themelimin e kësaj Agjencie, si një proces shumë të rëndësishëm sidomos në reformën e administratës publike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025