O’Connell mbështet Lumezin NULL NULL 14.05.2015 17:51 14.05.2015 17:51 Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairí O’Connell, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy sistemeve prokuroriale të këtyre vendeve, si dhe e ka falënderuar për mbështetjen që ka dhënë dhe vazhdon të japë Britania deri më tani, në sistemin prokurorial të Kosovës. Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka njoftuar ambasadorin Britanik për sfidat me të cilat po ballafaqohet Prokurori i Shtetit si dhe sistemi prokurorial i Kosovës, për një kohë të gjatë. Lumezi po ashtu, ka theksuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi. Në anën tjetër, ambasadori O’Connell e ka vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, si dhe ka mirëpritur vendimin për krijimin e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, duke theksuar që prokurorët duhet të tregojnë rezultate dhe profesionalizëm të lartë në këtë drejtim. Po ashtu, ambasadori O’Connell, ka thënë se krimi i organizuar duhet të luftohet, si dhe i ka premtuar Kryeprokurorit Lumezi, se do të ndihmojë Kosovën në këtë drejtim. Ambasadori britanik u interesua edhe për buxhetin e Prokurorit të Shtetit. Ai u shpreh shumë i hapur për bashkëpunim me Kryeprokurorin Lumezi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 16 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 21 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 24 orë më parë