OBSH kërkon nga udhëheqësit e Samitit G20 të ndajnë vaksinat antiCOVID në mënyrë të drejtë NULL NULL 21.11.2020 22:28 21.11.2020 22:28 A nurse prepares to inoculate volunteer Ilya Dubrovin, 36, with Russia's new coronavirus vaccine in a post-registration trials at a clinic in Moscow on September 10, 2020. - Russia announced last month that its vaccine, named "Sputnik V" after the Soviet-era satellite that was the first launched into space in 1957, had already received approval. The vaccine was developed by the Gamaleya research institute in Moscow in coordination with the Russian defence ministry. (Photo by Natalia KOLESNIKOVA / AFP) (Photo by NATALIA KOLESNIKOVA/AFP via Getty Images) Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të ndajnë vaksinat kundër koronavirusit në mënyrë të drejtë. Kreu i OBSH-së këtë thirrje e bëri sot gjatë takimit virtual të Samiti G20, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova Ndarja e drejtë e vaksinave është thelbësore ndaj gjendjes pandemike dhe një rimëkëmbje e më e shpejtë globale,” tha Tedros gjatë fjalimit të tij. Tedros tha se ka nevojë për një investim të menjëhershëm prej 4.5 miliardë dollarë për vaksinat. Samiti i Grupit 20, ose G20, është një mbledhje e liderëve botërorë për të diskutuar çështjet ndërkombëtare. Tedros vuri në dukje se G20 e cila përfaqëson dy të tretat e popullsisë së botës dhe 80% të ekonomisë globale do të luajë një rol jetik në jo vetëm përfundimin e pandemisë së koronavirusit, por parandalimin e pandemive në të ardhmen. “Për të parandaluar shpërthimet e ardhshme dhe ndikimin e tyre në jetë, jetesë dhe ekonomi, të gjitha vendet duhet të investojnë në gatishmëri dhe mbulim universal shëndetësor,” tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.