OBSh-ja e shpall linë e majmunit si emergjencë globale NULL NULL 14.08.2024 21:18 14.08.2024 21:18 Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur linë e majmunit, të njohur si “Mpox”, si një emergjencë globale shëndetësore. OBSh-ja e mblodhi komitetin e urgjencës pas shqetësimeve se një lloj më vdekjeprurës lisë së majmunëve kishte arritur në katër provincat e paprekura më parë në Afrikë. Ky virus më herët ishte paraqitur në Republikën Demokratike të Kongos, ku që nga fillimi i këtij viti, me linë e majmunëve janë regjistruar mbi 17 mijë raste dhe më shumë se 500 vdekje. Lija e majmunit është një sëmundje virale që mund të përhapet lehtë mes njerëzve dhe kafshëve, ku sipas OBSh-së, ajo mund të përhapet përmes kontaktit fizik dhe përmes materialeve si çarçafët, veshjet e gjëra të ttjera. Simptomat përfshijnë ethe, skuqje të dhimbshme, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe shpine, energji të ulët dhe nyje limfatike të zgjeruara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Paparaci": Dejona Mihali merret në pyetje në Prokurorinë Speciale, dyshohet për lidhje me tenderë milionësh 20/09/2024
Kosova Aksioni kundër fajdeve në Prishtinë, policia sekuestroi para, vetura, telefona e fishekë 20/09/2024