Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

O’Brien i flet Kurtit gati tri orë (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 21.10.2024 20:27

Qeveria e Kosovës të hënën, ishte nikoqire e një mysafiri nga Amerika.

Ndihmës Sekretari amerikan për Evropë e EuroAzi James O’Brien, arriti aty fiks në ora 15.oo, si ishte paralajmëruar bashkë me ambasadorin Jeff Hovenier, ku priten nga stafi i kryeministrit, Albin Kurti.

Aty qëndruan për dy orë e gjysmë. Pas daljes nuk pati deklarim por veç një përshëndetje me dorë, pavarësisht insistimit të gazetarëve.

Nga Zyra e Kryeministrit njoftuan me shkrim se në takim diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat për thellim raportesh mes vendesh dhe ku shteti amerikan u falënderua për ndihmën në fushën e energjisë, ekonomisë, financave dhe sigurisë e mbrojtjes.

U vlerësuan edhe angazhimi e ujditë e nënshkruara në Samitin e Berlinit, por u zunë në gojë edhe raportet me Serbinë, dialogun zbatimin e marrëveshjeve, përfshirë edhe lutjen për dorëzimin e kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar.

O’Brien zbarkoi në Prishinë 24 orë pas Beogradit ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, teksa para nisjes pati edhe një deklarim në televizionin publik serb.

Aty amerikani tha se në agjendë të bisedimeve të tij do të jetë çështja e hapjes së pikëkalimeve kufitare të Kosovës me Serbinë, për çka e cilësoi si sukses hapjen e Merdarës.

Për mos koordinimin e ekzekutivit me SHBA-në e NATO, O’Brien shtoi se qeveria më shumë ishte e interesuar për të treguar fuqi se të mundësojë jetë normale.

Sipas tij, pasojat vendi i vuajti me mosanëtarësim në Këshill të Evropës, derisa theksoi se SHBA-të duan që krejt Ballkani Perëndimor të shkojë drejt Bashkimit Evropian.

 

lajme të ngjashme