Objekte të shndritshme mbi qiellin e Kosovës, Koka: Mund të jetë një meteorit (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 14:54 17.06.2025 14:54 Objekte të ndritshme janë parë në qiell gjatë mesnatës, duke shkaktuar kureshtje dhe shqetësim te publiku. Pamjet dhe përshkrimet tregojnë drita të kuqërremta që lëviznin në mënyrë të koordinuar mbi qiellin e Kosovës. Për këtë fenomen ka folur shkencëtari Jahja Koka, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke dhënë një shpjegim të mundshëm shkencor. “Mund të konkludojmë si vijon: janë disa drita të kuqërremta që lëvizin në mënyrë kolineare. Ato janë pika drite që ndjekin një drejtim të përbashkët dhe kjo përputhet me sjelljen e një meteoriti që mund të jetë në fazën e dezintegrimit”, u shpreh Koka. Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.