Obiliq, e kanos me vrasje dhe publikim të fotove intime nëse nuk e vazhdojnë lidhjen NULL NULL 21.11.2023 09:00 21.11.2023 09:00 Të hënë në Obiliq një grua ka raportuar se është shantazhuar nga ish i dashuri i saj me publikim të fotografive intime dhe kërcënuar me vrasje në mënyrë që ta vazhdojnë lidhje. “Viktima femër kosovare raporton se ishte shantazhuar (gjatë viteve 2021-2023) dhe kanosur nga i dyshuarin mashkull, i cili e kishte kushtëzuar që në rast se viktima nuk vazhdon lidhjen e dashurisë me të dyshuarin që e kishin pasur me herët i dyshuari do t’i publikon fotot intime të viktimës dhe do ta vriste atë ose ndonjë anëtar të familjes së saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. “I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku për draft-statutin: Paraqet autonomi me rrugëtim potencial për federalizim 5 orë më parë