Obiliq: Dy serbë sulmojnë një tjetër, arrestohen NULL NULL 11.12.2022 16:38 11.12.2022 16:38 Dy persona janë arrestuar nga policia pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht një person në fshatin Plemetin të Obiliqit. Ngjarja ka ndodhur të shtunën pas mesnate. Klankosova.tv mëson se personat e përfshirë në këtë ngjarje janë të komunitetit serb. Derisa nuk dihet arsyeja se pse ka ardhur deri tek konfrontimi fizik. “Me datën 10.12.2022, rreth orës 00:10 kemi marrë informatën se në një lokal në fshatin Plemetin të Obiliqit, një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe menjëherë kanë identifikuar dhe arrestuar dy personat e dyshuar: – S.J, mashkull, 22 vjeç dhe – M.B, mashkull, 20 vjeç. Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është hapë rast për veprën lëndim trupor”.