Obiliq: Arrestohen dhe dërgohen në mbajtje dy persona që u përleshen mes vete NULL NULL 27.06.2024 11:09 27.06.2024 11:09 Arrestim, foto ilustruese Dy persona në Obiliq janë arrestuar, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete. Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.