Obeziteti tek fëmijët rrit rrezikun për astmë NULL NULL 26.11.2018 23:40 26.11.2018 23:40 Një në dhjetë raste të astmës tek fëmijët shkaktohet nga obeziteti, ka treguar një studim i realizuar së fundmi. Në hulumtimin e zhvilluar me 500,000 fëmijë është thënë se ata që janë obezë kanë nivelin e rrezikut për 30% më të lartë që të preken nga astma. Shkencëtarët nga Universiteti Duke në SHBA, besojnë se mbipesha pengon zhvillimin e mushkërive dhe kanaleve të frymëmarrjes si dhe ka një ndikim hormonal në trup, gjë që ndikon në rritjen e inflamacionit. Sipas autorit të studimit Jason Lang, obeziteti mund të jetë ndër faktorët e riskut të vetëm që mund të parandalohet.