Obama: Komisionarët e ligave paguhen tepër NULL NULL 18.11.2015 11:38 18.11.2015 11:38 Obama, në një intervistë që u publikua në revistën GQ, ka thënë se komisionarët e ligave kryesore paguhen jashtëzakonisht shumë. Presidenti i ShBA-së, Barack Obama në një intervistë me Bill Simmonsin ka diskutuar një numër çështjes, ndër të tjera edhe për komisionarin e NFL-së Roger Goodell. Simmons, që është një nga kritikët e zëshëm të komisionarit, ka filluar serinë e pyetjeve duke përmendur se tri pozita të komisionarëve, në tri liga janë të lira tashmë, transmeton Klan Kosova. “Bejsboll, basketboll, futboll – të tri pozitat e komisionerëve janë të hapura. Cilën e dëshiron”, i tha Simmons presidenit amerikan. “Do zgjidhja basketbollin. Por nuk e kuptoj dot si një komisionar futbolli paguhet 44 milionë dollarë në vit”, ishte përgjigja e Obamas. Siç Obama vuri në pah, Goodell arkëton 44 milionë dollarë në vit, shifër që është rritur shumë gjatë kohës së drejtimit të tij.