OAK: Të lirohen çerdhet dhe të hiqen kufizimet NULL NULL 15.07.2020 12:02 15.07.2020 12:02 Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) thotë se është shumë e shqetësuar me zhvillimet e fundit dhe masat e ndërmarra nga Qeveria pa konsultim paraprak me bizneset, prandaj edhe kërkon që të hapen urgjent çerdhet dhe të hiqet kufizimi që ndalon grumbullimin e më shumë se pesë personave për biznese dhe aktivitetet e bizneseve. OAK konsideron se deri më tani “kemi një dështim total të Qeverisë më mbështetje financiare për biznese, për mbulimin e pagave për punëtorë të sektorëve të mbyllur me vendim të Qeverisë dhe duke u ndaluar edhe dhënia e kredive të rregullta po e bënë të pamundur mbijetesën e qytetarëve dhe bizneseve, gjë që po ndikon drejtpërdrejt edhe tek shteti”, njofton Klan Kosova. “Rënia e të hyrave është duke dërguar në katastrofë ekonomike vendin si pasojë e zhvillimit të politikave për vendin. Kërkesat e vazhdueshme të bizneseve duket se janë duke hasur në vazhdimësi në vesh të shurdhër të institucioneve tona çoftë në Qeveri apo Parlament, duke mos u përkrahur as rishikimi i buxhetit me urgjencë apo edhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare”. “Andaj, ne kërkojmë me urgjencë të hiqen këto kufizime dhe para çdo vendimi për mbyllje të biznesit, duhet të merret mbështetje financiare paraprakisht nga Qeveria biznesi dhe punëtorët e atij sektori. Shteti duhet të ndalojë qasjen diskriminuese në mes të punësuarve në institucionet publike dhe atyre private, të cilët edhe pse 80 % e tyre nuk kanë punuar për shkak të pandemisë kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin paga të plota ndërsa të punësuarit në sektorin privat as lëmoshën 170 € për një muaj nga katër sa kanë kaluar ende nuk e kanë përfituar të gjithë”. “Për dijeni të opinionit publik, 80% e të hyrave të shtetit sigurohen nga biznesi dhe punëtorët e e këtij sektori. Ashtu siç e garanton edhe kushtetuta e vendit shteti duhet të jetë i barabartë më të gjithë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë