OAK: Bizneset kërkojnë nga Qeveria reagim emergjent në mbrojtjen e tyre NULL NULL 29.05.2020 09:29 29.05.2020 09:29 Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka mbajtur një takim virtual me bizneset anëtare për të diskutuar lidhur me sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar si rezultat i pandemisë dhe propozimet për pakon e rimëkëmbjes. Gjatë këtij takimi u prezantuan disa nga pikat për të cilat u dakorduan bashkërisht që duhet te jenë të përfshira në pakon për rimëkëmbje ekonomike, e cila do të kontribuonte në tejkalimin e kësaj situate. Në njoftimin e OAK thuhet se përfaqësuesit e bizneseve kërkuan nga Qeveria të kenë reagim emergjent në mbrojtjen e tyre. OAK duke u bazuar në kërkesat e drejtpërdrejta të bizneseve ka përgatitur dokumentin me propozimet në mënyrë që pako e rimëkëmbjes të jetë një pako e mirëfilltë që do t’i dalë në ndihmë biznesit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë