Nxënësit protestojnë kundër dhunës nëpër shkolla (VIDEO) NULL NULL 19.05.2021 20:49 19.05.2021 20:49 Ngjasonte si një koncert për të rinj. Por, në fakt ishte protestë e gjimnazistëve të Prishtinës të cilët kërkonin futjen e edukatës seksuale në shkolla e shtimin e numrit të psikologëve në institucionet arsimore. Andaj, ata nën parullën “Turmë, jo lojë”, marshuan shesheve të kryqytetit, njofton Klan Kosova. Protestës së nxënësve që ishin goxha në numër, iu bashkëngjitë edhe ish-presidentja, Atifete Jajhaga, e cila më vonë në Facebook shkroi se nuk duhet lejuar që djemtë t’i nënçmojnë motrat e tyre apo këdo tjetër, por t’iu mësojmë dashurinë dhe respektin. E bashkë me Jahjagen thënien, “Mëso djalin me respektu e mësoj vajzën me luftu” e thirri në protest edhe nxënësi Ene Aliu i cili tha se psikologët nuk po e kryejnë punën e tyre.