Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nxënësi raporton krimin derisa Ambasda e ShBA-së po e mbante aktivitetin kundër dhunës në baza gjinore

NULL NULL
14.12.2024 15:54

Atasheu i  ShBA-së në Departamentin e Drejtësisë dhe stafi i Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, bashkë me IPK-në dhe Policinë e Kosovës e shënuan aktivitetin “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Sipas njoftimit, ky aktivet u zhvillua na katër komuna, Fushë Kosovë, Gjilan, Prishtinë dhe Mamushë, ku pjesëmarrës ishin mbi 180 të rinj.

“Mbi 180 të rinj dhe anëtarë të komuniteteve minoritare morën pjesë në aktivitete. Diskutimet përfshinin rolin e policisë dhe inspektoratit policor, duke i dhënë prioritet raportimit, duke avokuar për ndryshime pozitive dhe një ndërveprim të fortë ku një student i pranishëm raportoi hapur një krim që çoi në një përgjigje të menjëhershme nga policia dhe këshilli i shkollës”, thuhet në njoftimin e ambasadës, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Ambasada e ShBA-së në Kosovë bëri thirrje që te qytetarët që të raportojnë atë që e shohin, dëgjojnë dhe e dinë, për ta ndaluar dhunën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.