Nxënësi nga Gjilani sulmon me sopatë dy mësimdhënës (VIDEO) NULL NULL 08/02/2017 08/02/2017 Jo të gjithë nxënësit e ndoqën mësimin të mërkurën në shkollën “Arbëria” të Komunës së Gjilanit. Atje mungoi 16 vjeçari me inicialet V.K, i cili një ditë më herët u ndal nga policia pasi paraditen e së martës ai tentoi t’i sulmojë me sëpatë dy profesorët e tij, Orhan Shaqirin dhe Zeqirja Rrahmanin. Këtë ngjarje e kishin parë nga afër edhe disa nxënës të kësaj shkolle. Një tjetër nxënës ka parë nga afër edhe përfshirjen në incident edhe të profesorit të dytë. Ndërsa sipas policisë në këtë rast nuk ishin ngatërruar vetëm nxënësi dhe profesorët. Të dy profesorët e sulmuar, kanë refuzuar të flasin për rastin, ndërsa Klanit nuk i kanë folur as familjarët e të akuzuarve për sulm ndaj mësimdhënëseve. I heshtur ka qëndruar edhe drejtori i shkollës, Xhelal Jetishi, me arsyetimin se nuk ka qenë në shkollë në momentin e incidentit. Por ushtruesja e detyrës së drejtores së Arsimit në Gjilan, Shqipe Kastrati-Haziri, që doli te shkolla të mërkurën, paralajmëroi masa për fajtorët. Derisa babai është ndaluar për 48 orë, djaloshi është ndaluar për 24, por Klan Kosova nuk ka arritur të kontaktojë prokurorin nëse ky i fundit është liruar tashmë. Kronikë nga Valon Rashiti.
Kulturë "Një amerikane në Kosovë 1981-1997", libri që sjell përvojën e autores në botën shqiptare 23 minuta më parë
Futboll Tifozët e Barcës bëjnë shaka me Realin, brohorasin "Ku është Mbappe?" (VIDEO) 30 minuta më parë
Lajme Burri 75 vjeç dhe gruaja 70, bekohen me fëmijën e tyre të parë 54 vjet pas martesës 33 minuta më parë