Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nxënës problematik” – mjekja në Graz jep detaje për të dyshuarin e vrasjeve (VIDEO)

NULL NULL
11.06.2025 08:42

Një mjeke shqiptare në Graz, Rina Demjaha, ka folur për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mëngjesin e së martës në këtë qytet austriak, ku një 21-vjeçar kreu një sulm të armatosur në një shkollë të mesme, duke vrarë 11 persona, përfshirë edhe një vajzë 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova, Lea Bajrami.

Demjaha tha se sulmuesi njihej si një nxënës problematik dhe i izoluar, që nuk kishte arritur të përfundonte shkollimin.

“I dyshuari ishte nxënës jo i rregullt dhe problematik. Ai nuk kishte arritur të përfundonte shkollën”, deklaroi ajo, përcjell Klankosova.tv.

Autoritetet austriake janë ende duke hetuar motivet e sulmit, ndërsa komuniteti në Graz është i tronditur nga ngjarja që la pas vetes shumë viktima të pafajshme.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.