Nuza me shokë e ndan sonte drejtësinë në Conference League, ndeshjen mund ta ndiqni në Artmotion NULL NULL 24.10.2024 13:44 24.10.2024 13:44 UEFA e ka deleguar gjyqtarin kosovar, Genc Nuza, si kryesorin që ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e UEFA Conference League mes Djurgardenit dhe Vitoria Guimaraes. Në krahë të Nuzës do të jenë edhe dy gjyqtarë të tjerë kosovarë, Edmond Azemi, i cili do të jetë asistenti i parë dhe Granit Hyseni, që do të jetë asistenti i dytë. Gjyqtar i katërt në këtë takim do të jetë Ilir Mehmeti, kur se në AVAR, do të jetë Dardan Çaka, i cili do të mbështetet në VAR nga gjyqtari gjerman, Sascha Stegemann. Këtë ndeshje, në të cilën drejtësinë do ta ndajnë gjyqtarët kosovarë, mund ta ndiqni EKSKLUZIVISHT në Artmotion.