15:30, 16 Shtator 2019

Ceremonia e martesës është një ndër ditët më të rëndësishme në jetën e një vajze, edhe të një djali. Shkruajmë vajzën të parën, sepse gjinia femërore ka më shumë impenjime ditën e dasmës. Djemve ju mjafton një kostum i bukur dhe një dush. Janë kaq me fat. Ndërkohë vajzat duhet të mendojnë për fustanet, grimin, flokët, këpucët, aksesorët…shumë gjëra për t’u kombinuar. Ka nga ato nuse që ditën e dasmës ndryshojnë dhe vështirë se njihen edhe nga bashkëshorti. Është e drejta e tyre, një ditë në jetë duan të bëjnë atë ndryshimin e madh. Ka pastaj edhe nga ato nuse që ditën e dasmës nuk ndryshojnë aspak nga përditshmëria e tyre. Sot do të shkruajmë për kategorinë e dytë të nuseve: Ato që e duan thjeshtësinë dhe që qëndrojnë të tilla edhe në altar.

-Meghan Markle pritej se do të ishte një nuse e thjeshtë, por jo sa u shfaq më 17 maj në ceremoninë e martesës. Dukesha e Sussex-t u komentua gjërë e gjatë për grimin tejet minimalist dhe për fustanet e thjeshtë. Meghan Markle u dha një mesazh të gjitha vajzave: Ato mund të jenë të bukura edhe nëse zgjedhin thjeshtësinë.

-Jonida Vokshi është një nuse e freskët. Më 14 shtator moderatorja dhe aktorja e njohur i dha fund beqarisë në një ceremoni mjaft të bukur në bregdetin shqiptar. Jonida pa dyshim ishte nusja shqiptare më e thjeshtë që kemi parë deri më sot. Me flokët e drejta siç i mban gjithmonë dhe me një grim minimalist, Jonida dukej aq e bukur dhe elegante.

-Edhe Orinda Huta futet në grupin e nuseve të thjeshta. Grimi i Orindës në dasmën e saj dy vite më parë ishte tek tonet natyrale, ndërsa flokët me onde të lehta dhe me një aksesor modest, shkryuan classlifestyle. Jonida preferoi vetëm një fustan të ngushtë pas trupit me supet e rëna. Orinda asokohe u komentua edhe si një nuse “ekonomike” pasi preferoi të mos bënte shpenzime marramendëse thjesht për t’u dukur. Orinda shkëlqeu në ditën e saj më të rëndësishme.

Konkurs Pune

Lexo më shumë