Nuredin Lushtaku lirohet nga paraburgimi NULL NULL 30.08.2022 16:46 30.08.2022 16:46 Ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv avokati Artan Qerkini. “Po, është liruar nga paraburgimi, pasi pas intervistimit të dëshmitarëve, kanë pushuar arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim,” tha. Lushtaku ishte arrestuar pasi dyshohet se ishte përfshirë në një incident në Skenderaj, që kishte ndodhur më 4 korrik, ku ishin plagosur dy policë. Ky rast ende vazhdon të hetohet, njofton Klankosova.tv. Pas lirimit, ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, e ka publikuar një fotografi, ku shihet së bashku me Nuredin Lushtakun.