Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong rritet në 146

NULL NULL
30.11.2025 14:28

Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu këtë javë një kompleks banesor në Hong Kong është rritur në 146, njoftoi policia të dielën, më 30 nëntor.

Zyrtarët e Njësisë së Identifikimit të Viktimave të Fatkeqësive gjetën trupa të tjerë, teksa zgjeruan kërkimin në tri blloqe të tjera të kompleksit të ndërtimit Wang Fuk Court, që u përball me zjarrin më vdekjeprurës në ndonjë ndërtesë banimi në botë që nga viti 1980, transmeton Klankosova.tv.

“Që nga ora 16:00 [sipas kohës lokale], bilanci i fundit i viktimave është 146. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e viktimave të tjera”, tha në një konferencë për media shefja e kësaj njësie, Tsang Shuk-yin.

lajme të ngjashme