Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri kalon shifrën 7200 NULL NULL 07.02.2023 22:44 07.02.2023 22:44 Numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri vazhdon të rritet. Sipas Euronews, shifra aktuale e personave të vdekur është 7200 dhe pritet që të rritet, transmeton Klan Kosova. Ekipet e shpëtimit janë duke u munduar që t’i nxjerrin personat që kanë ngecur nën rrënoja. “Ne mund të dëgjonim zërat e tyre, ata po bënin thirrje për ndihmë,” tha Ali Silo. Dy të afërmit e tij nuk mund të shpëtoheshin në qytetin turk të Nurdagi. Tërmeti i të hënës me magnitudë 7.8 dhe një kaskadë pasgoditjesh të forta shkatërruan një pjesë të madhe të territorit që shtrihej qindra kilometra në të gjithë Turqinë juglindore dhe Sirinë fqinje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve 27 sekonda më parë
Lajme Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se makina e tij ka rënë në ujë 2 minuta më parë
Lajme Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes 11 minuta më parë