Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 34 mijë e 454

NULL NULL
28.04.2024 12:06
Banorët shikojnë ndërtesat e shkatërruara pas një sulmi izraelit në Rafah, Gaza. Foto: AP

Të paktën 34 mijë e 454 palestinezë janë vrarë dhe 77 mijë e 575 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha ministria e shëndetësisë e Gazës në një deklaratë të dielën.

Rreth 66 persona janë vrarë dhe 138 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit, tha ministria, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Shumica e viktimave që nga tetori kanë qenë gra dhe fëmijë, dhe mijëra trupa të tjerë ka të ngjarë të mbeten të pa numëruar nën rrënojat përgjatë enklavës së shkatërruar.

lajme të ngjashme