Numri i madh i veteranëve të luftës, ka zënë në befasi Mustafën (VIDEO) NULL NULL 01.06.2016 20:20 01.06.2016 20:20 Numri i madh i veteranëve të luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës që po kërkojnë t’iu njihet statusi, e ka zënë në befasi kryeministrin Isa Mustafa. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi po thotë se janë 46,000 kërkesa të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po kërkojnë statusin e veteranit, ndërsa sipas kryeministrit ky numër i tejkalon të gjitha parashikimet dhe tejkalon qëndrueshmërinë buxhetore, por është çështje që duhet të bisedohet më tutje. Kronikë nga Zija Miftari. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 1 orë më parë