Numërohen 8.51% e votave me postë, ky është rezultati NULL NULL 28.02.2025 23:46 28.02.2025 23:46 Foto: REL Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para për votimin e diasporës nëpërmjet postës. Nga 8.51 për qind e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka 1 mijë e 293 vota apo 45.79 për qind, e cila ka një epërsi të ngushtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila deri më tani ka marrë 1 mijë e 10 vota, apo 35.76 për qind. E treta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila nga 8.51 për qind të votave të numëruara ka marrë 335 sosh apo 11.86 për qind, transmeton Klankosova.tv. Kurse, në vendin e katër është Partia Demokratike e Kosovës e cila ka deri më tani 98 vota, apo 3.47 për qind. Deri në këtë për qindje të numëruar, ekziston një dallim i madh në rezultat mes të votave nëpërmjet postës dhe atyre nëpër konsullata e ambasada.