Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Numërohen 77.6% e kutive të votimit në Shqipëri

NULL NULL
12.05.2025 23:41

Deri në orën 23:30 numëruesit në gjithë Shqipërinë, kanë numëruar 4079 kuti votimi nga 5225 sosh.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh, transmeton klankosova.tv.

Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, pasi një ia mori PD në Lezhë, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka 52 mandate, sipas topchannel, duke iu shtuar ai i Lezhës, pasi ia mori Partisë Mundësia mandatin e dytë.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.

 

lajme të ngjashme