Numër rekord i të papunëve në Amerikë NULL NULL 26.03.2020 14:06 26.03.2020 14:06 Më shumë se tre milionë njerëz kanë aplikuar për përfitimet e të papunëve në SHBA javën e kaluar. New York Times raporton se kjo është një shifër rekord. Numri i amerikanëve që paraqesin kërkesa për përfitime të papunësisë pësoi këtë rritje pasi ky vend ndërmorri masa të rrepta për të luftuar pandeminë eCovid-19. Këto ndalesa të papritura nxitën një valë lirimesh nga puna që ka të ngjarë t’i japin fund bumit më të gjatë të punësimit në historinë e SHBA-ve. Kërkesat fillestare për përfitime nga papunësia u rritën në 3.28 milionë në javën e fundit nga 282,000 të rishikuara sa ishin javën e kaluar, duke eklipsuar rekordin e mëparshëm të 695,000 kërkesave të vendosur në vitin 1982, tha të enjten Departamenti i Punës i SHBA-ve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nuk ka kuorum për votimin e Komisionit Hetimor për kontrata njëburimore gjatë Qeverisë Kurti 24 sekonda më parë
Kosova Abdixhiku: Prokuroria Speciale të hetojë kontratat njëburimore të realizuara nga Qeveria Kurti 11 minuta më parë