“Nuk qante më, nuk fliste më”, drama e pesëvjeçarit nga Janjeva (VIDEO) NULL NULL 25.03.2026 22:36 25.03.2026 22:36 Në mesin e shumë shtëpive të vjetra e të harruara në Janjevë, pothuajse ishte shuar edhe zëri i T.P., një fëmijë pesëvjeçar që dyshohet se po keqtrajtohej fizikisht brenda mureve të një hapësire që familja e tij e quante shtëpi. Në këtë objekt, që nuk ishte pronë e tyre por e zënë në shfrytëzim, jetonte një familje me nëntë anëtarë. Fëmija më i vogël ishte rreth dy vjeç, ndërsa më i madhi rreth katërmbëdhjetë. Gjendja ekonomike e familjes konsiderohej e rëndë, dhe burimi i vetëm i të ardhurave ishin ndihmat sociale. Babai largohej herët çdo mëngjes në kërkim të ndonjë pune të rastit dhe kthehej vonë në mbrëmje, ndërsa nëna qëndronte në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët. Sipas familjarëve, kati i parë i shtëpisë ishte renovuar me ndihmën e disa humanistëve, të cilët kishin ndërhyrë për të krijuar kushte minimale për jetesë. Por kati i dytë nuk ishte në gjendje të mirë. Gruaja e axhës së fëmijës, e cila ka pranuar të flasë për gazetaren Blerta Ahmeti në emisionin MAT pa zbuluar identitetin, tregon se vizitat në familjen e kunatit i kishte shumë të rralla. Sipas saj, marrëdhëniet mes tyre kishin qenë të tensionuara prej kohësh, dhe arsyeja kryesore ishte pikërisht kunata, e cila, siç pretendon ajo, u kishte shkaktuar vazhdimisht telashe. Ajo thotë se konfliktet kishin shkuar deri aty sa në disa raste ishte kërkuar edhe ndërhyrja e policisë dhe si pasojë e kishin të ndaluar që për një kohë të caktuar të afrohen rreth shtëpisë. Veç saj, as halla e fëmijëve nuk u shkonte shpesh në vizitë te ta. “Po nuk shkoj shpesh se s’muj me duru atë kunatën. Vëllau më ka thirrë, edhe fëmijët, oj hallë hajde, po s’muj me duru atë kunatën, duhet ose me i ra ose me më ra”, ka thënë ajo për emisionin MAT në Klan Kosova. Meqë kunata nuk po pranonte t’ia jepte djalin pesëvjeçar për ta dërguar te mjeku për kontroll, ajo vendosi të kërkojë ndihmë nga motra e burrit, të cilën e njoftoi për atë që kishte parë në shtëpi. “Kena bisedu që me thirrë dikë të afërm të familjes, motrën e tij, që me qu në vizitë me ju thënë shko, mos përhap sen që kemi dyshu diçka, po kishe po shkoj me nejtë, edhe aty janë shku kunata me djalë edhe i ka thanë veç erdha me ju pa juve me i pa fmitë edhe ka thanë po kam qef djalin me qu se koka në gjendje shumë zaif, po du me qu me ja bë një analizë”, thotë gruaja e axhës së djalit pesëvjeçar nga Janjeva. Halla rrëfen se si e mori e më pas e dërgoi djalin në mjek për kontrolle, ani pse nëna e pesëvjeçarit insistoi të mos e lejonte. Halla: Kur më lajmëroi vëllai në telefon menxi s’kam pritë me shku tani. Gazetarja: E çka të tha vëllai në telefon? Halla: Vëllai më tha në telefon, tha, apo shkon te … me i këqyrë fëmijët se më doket njëri ish i sëmurë, e pashë tha në tokë. Erdh djali prej punës, e mora djalin, kur kam shku te vëllai, fati nuk ishte askush në dhomë, vetëm dy fëmijë të vegjël. Një, tre vjet a nuk e di vallain sa vjet i kish, këta më të vegjlit. Edhe po e shoh aty tu lujtë, atë po e shoh në kauq me qebe, mbuluar. Unë thash kishe është fjetë, a po kupton, mendimi jem. Edhe kur e mora unë djalin po e shoh kështu, këmbët nuk ja kam vërejte njëherë, s’mund të them që ja kam vërejtë, edhe po skoj poshtë po i them asaj kunatës, vëllau nuk ish kanë aty, ish kanë në punë, tu punu. Po i them asaj kunatës, ‘Zoti të marroftë’, tha ‘pse’? Thash, qysh e ke lënë atë djalë vet, thash akull ish bë djali, edhe ja nisa me qajtë. Tha, jo tha, katër fëmijë rrinë naltë, katër poshtë. U Zoti të vraftë i thash, po merre ti veten thash qite nalt, ku është pa derë, e fëmijën, thash, është deshtë me i lënë ku është nxehtë, mendimi jem ashtu. Edhe ka ardhë djali jem i madhi, kish hi drejtë te djali, edhe e kish pa, edhe i tha oj A… a ta qojmë te mjeku? Tha A… jo. Nuk jam duke e qu te mjeku, mos u përziej në punën time, tha. Kështu më ka thënë. Edhe unë po e marr djalin, thash hajde të mos bëjmë zhurmë, hajde nisemi për shtëpi. Djalit tem, vendi vend, mua, vendi vend nuk më zinte. Tamam jemi ardhë tek …në Ferizaj, ndoshta e di ku është? Gazetarja: Po. Halla: Edhe jemi kthyer prapë. Kur jemi kthyer prapë, hini vëllai, erdh prej punës. Po i them vëllait, thash, unë po e marr këtë djalë edhe po e qoj te mjeku. Tha merre se vëllain nuk e paskam pa, kështu më ka thënë, kështu po të them. Nuk e kam pa tha, unë djalin deri dje. Merre tha, dërgoje te mjeku. A… s’deshi me dhënë djalin, ky vëllai dhe djali jem e kanë kapë me zor, edhe ja ka dhënë vëllai im, djalit. Edhe kur e murr djali, në atë moment e kemi shti në veturë, a din, veç me ikë prej A…, ne e kishim, më shpejtë me qu djalin, se menduam, po gjuan e po e thenë veturën, ajo njeri “gjysmë” më. Ky vëllai im i kapi ata të tjerët fëmijë, i futi në dhomë se tha, prej nervozës po ju mëshon këtyre të tjerëve”, ka rrëfyer halla për emisionin MAT në Klan Kosova. Ajo, bashkë me djalin e saj, më 15 mars, pesëvjeçarin e sjellin në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. Halla: Edhe e mora, kur e qova në Lipjan, po ma bën ajo doktoresha, tha, bëje gati, deshe krejt poshtë, a po e din, djalin. Gazetarja: Po. Halla: Unë e desha poshtë, kur ja kom dathë çorapet, veç kam bë “kuku thash, çka i paska bë, djali kështu”, edhe s’kam mujtë aty me qëndru. Kur ja hjeki djali jem, me atë mjeken, i ndihmoi, ata ja kishin mbështjellë me xhemper të vunicës, ndoshta e din çka është xhemperi i vunicës? Gazetarja: Po. “Edhe ja hjeki mjeku, na kishe një trohë varrë, a din, veç me pastru, mendja jonë. Kur ka thanë krejt gishtat nuk i ka, atëherë ja kam nis me kajtë edhe ma kanë dhanë mjekët në Lipjan një ineksion për qetësim. Edhe e kemi marrë e kemi dërgu në Prishtinë”, deklaroi ajo. Halla tha se ishte shumë e emocionuar për gjendjen që pa, ndërsa pesëvjeçari nuk reagonte fare. “Gazetarja: Kur ketë në Lipjan, a kajke djali, a tregojke diçka? Halla: Jo, jo, jo, jo jo, djali hiq, as me folë as me kajtë as hiq. Ai s’po ndjejke hiq i ngrati. I gëzumi, Allahu e kish shtrëngu, as me ndje dhimbje, as me kajtë. Ai ish mbetë, sikur kur mpihet, a din dikush që mpihet edhe rrin’. Veç sytë që i lëvizke. Për momentin veç sytë i kanë lëvizë. Gazetarja: Edhe nuk qajke gjatë pastrimit të plagëve në Lipjan? Halla: Jo, jo, jo, jo, jo, jo, po çfarë, me nderë teje, atij këmbët i kishin vdekë atij. As s’ka ndje dhimbje as send të Allaut s’ka ndje”, tregoi ajo. Ndiqeni këtë pjesë të emisionit: