Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuk po përshtatet te Juventusi, Bayerni dhe Tottenhami pas sulmuesit kanadez

NULL NULL
30.10.2025 11:19
Jonathan David. Foto: AP

Sulmuesi kanadez i Juventusit, Jonathan David, është bërë objektiv i dy klubeve të mëdha evropiane, Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur.

25-vjeçari, i cili iu bashkua “Zonjës së Vjetër” si lojtar i lirë pas paraqitjeve të shkëlqyera me Lillen, nuk ka arritur të përshtatet plotësisht në Torino, me vetëm një gol dhe një asistim në dhjetë ndeshje, raporton Klankosova.tv.

Bayern e sheh Davidin si përforcim për repartin ofensiv, ndërsa Tottenham kërkon të rinovojë sulmin pas paraqitjeve të dobëta të lojtarëve ne ofanzivë.

Juventusi mund të jetë i gatshëm ta shesë lojtarin nëse oferta është e favorshme, ndërsa vetë David po përballet me një moment vendimtar për karrierën e tij në futbollin evropian. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme