“Nuk po mund të marrin frymë nga mbetjet e kafshëve të prera”(VIDEO) NULL NULL nga Herolind Ademi 13.06.2025 19:32 nga Herolind Ademi 13.06.2025 19:32 Kremtimi i festës së Kurban Bajramit la pasoja për qytetarët e Kodrës së Trimave në Prishtinë. Ankesat e tyre janë të shumta, kundërimimi nga prishja e mbetjeve shtazore, po ua vështirëson edhe frymëmarrjen. Jo më shumë se 20 metra nga vendi ku qëndron çdo ditë gjendet deponia e krijuar në lagjen e kodrës së Trimave në Prishtinë, kjo ngase qytetarë të ndryshëm hedhin pjesë të kafshëve të prera që e cila e bënë të pamundur frymëmarrjen aty. Ajvaz Rama, një qytetar i cili punon dhe vepron përball kësaj deponie ka thënë që kjo erë e keqe e kalbjes së mbetjeve shtazore nuk është vetëm e ditëve të fundit apo si pasojë e prerjes së Kurbanëve. Sipas tij, kjo vetëm sa ka dalur në pah, duke qenë se një gjë e tillë, në këtë vend mbizotëron cdo të martë, e cila llogaritet si ditë pazari. Sipas tij çdo të martë kur bëhet tregu i shitjes së pulave aty hedhen mbetjet e lihen të dekompozohen, por edhe kur ka festë të Kurban Bajramit personat që bëjnë prerjen aty po i lënë grumbull në ambient të hapur. Ky thotë që po rrezikohen edhe nga ndonjë sëmundje pasi që gjithë ky kundërmim i erës mund të shkaktoj epidemi. Ajvazi që tash e shumë vite punon me biznesin e tij këtu ka thënë që ankesa kanë bërë vazhdimisht por që nuk merr askush përgjegjësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 3 orë më parë