Nuk përmbahet Messi, dy gola dhe një asist në fitoren e radhës të Inter Miamit NULL NULL 21.04.2024 08:34 21.04.2024 08:34 Lionel Messi S’ka të ndalur. Lionel Messi, ishte protagonisti kryesor në fitoren e Inter Miamit 3:1 kundër Nashville. Ai i realizoi dy gola dhe bëri një asistim. Fillimisht mysafirët kaluan në epërsi, por më pas Messi nisi show-un e tij. Argjentinasi barazoi rezultatin në minutin e 11-të pas asistit nga Luis Suarez. Pastaj, fituesi i shtatëfishtë i “Topit të artë”, në minutën e 39-të, asistoi për Sergio Busquetsin që shënoi për 2:1. E në minutën e 81-të, 36-vjeçari realizoi nga penalltia për 3:1. Me këtë fitore, Inter Miami vazhdon të prijë në Konferencën Lindore me 18 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara. 3 points at home 💗🖤 Check out our match recap from tonight’s win against Nashville: https://t.co/mYRUXDwmJE pic.twitter.com/h9mkXqBYhx — Inter Miami CF (@InterMiamiCF) April 21, 2024