Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nuk ndalem, vetëm ha”, kështu e feston Teuta Krasniqi festën e Bajramit (VIDEO)

NULL NULL
30.03.2025 15:27
Teuta Krasniqi
Teuta Krasniqi

Aktorët e serialit më të shikuar në vend, atij të “Çka ka shpija”, edhe në këtë ditë feste po vazhdojnë të punojnë.

Por, ani pse Bajram, në skenën ku performojnë ata shihen mjaft të lumtur, transmeton Klankosova.tv.

“Ditë feste ne po punojmë, por është dyfish qejf”, u shpreh Teuta Krasniqi për emisionin “Sol” në Klan Kosova.

“Bajrami është kënaqësi, takohesh me familjarë që nuk i sheh shpesh. Por hallin më të madh e kam që i shtoj nga 2 kilogramë, nuk ndalem, vetëm ha”, u shpreh tutje aktorja.

Kransiqi flet edhe për ndryshimin që ka pasur festa e Fitër Bajramit.

“Ka ndryshuar, përpara e mbaj mend për Bajram se çfarë qejfi i madh ka qenë për fëmijë, pasi së pari ka qenë një datë që kemi blerë tesha të reja. Sot kjo nuk ndodhë, sot nuk ke nevojë me prit për një datë të veçantë”, tha tutje Krasniqi.

Por sipas saj, si Bajrami, ashtu edhe festat e tjera nuk e zbehin gëzimin që sjellin.

“Asnjë feste nuk i zbehet atmosfera. Pavarësisht çka festohet, është mirë kur festohet”, tha ajo.

lajme të ngjashme