Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“S’kam zemër me shku me pa Ismetin gjatë lojës sepse qaj”, rrëfimi i gruas së Munishit (VIDEO)

NULL NULL
14.06.2025 11:32

Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, i ftuar ishte trajneri Ismet Munishi me gruan e tij Fluturën.

Kjo e fundit bëri të ditur se e përkrah shumë bashkëshortin, se nuk e humbet asnjë ndeshje të futbollit dhe se gjithnjë është para ekranit.

Ajo tha se tashmë janë bërë “si vëlla e si motër” dhe se nuk e ndjen që e ka shok të jetës.

“Nuk kam zemër me shku me pa Ismetin, unë më shumë kajë gjatë lojës, sesa që… ose kur janë aksione unë e largoj kokën, sepse kështu jemi të lidhur”, tha ajo.

Në anën tjetër, Munishi tha se familjes i ka thënë që të mos shkojnë në stadium pasi që ndeshjet transmetohen.

Ndër tjerash, Flutura bëri të ditur se në shtëpi Munishi është shumë i qetë dhe “nervozja” është vetë ajo.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.