Nuk ka të lënduar nga vetaksidenti në Jezerc, shoferi u largua nga vendi i ngjarjes NULL NULL 06.04.2025 21:33 06.04.2025 21:33 FOTO ILUSTRUESE. Ditën e diel në Jezerc të Ferizajt një veturë u vetaksidentua. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar. Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Në fshatin Jezerc, Ferizaj ka ndodhur aksident komunikacioni, ku është përfshirë një veturë me targa vendore. Si pasoj e këtij aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shoferi i veturës e kishte lëshuar vendin e ngjarjes “, tha Veseli për Klankosova.tv. Patrulla e trafikut të qytetit ka dalë në vendin e ngjarjes po e trajton rastin.