“Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë”, thotë Kurti NULL NULL 28.06.2025 19:54 28.06.2025 19:54 Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk janë të sigurt 100 për qind se kandidatja e tyre për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, i ka 61 vota nga votimi i fshehtë në paralament. Në konferencën e sotme pas takimit me liderët e partive të tjera politike, ai ka deklaruar se duhet provuar votimi i fshehtë, pasi nuk u bëri punë votimi i hapur për konsitutim dhe për zgjedhje të kryetarit/es të Kuvendit. “Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë. Mirëpo, nëse jemi duke u mbledhur afër 40 herë pse të mos e provojmë votimin e fshehtë. Nëse po vijmë çdo 48 orë, pse njërën prej këtyre herave të mos e provojmë votimin e fshehtë”. “E provuam votimin e hapur nuk arritëm ta konstituojmë Kuvendin na ka ngelur pa e provuar votimin e fshehtë, pse të mos e provojmë, provojeni bre një herë le ta provojnë”, tha Kurti. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025