Nuk e fiton Donald Trumpi, María Corina Machado rrëmben Nobelin për Paqe NULL NULL 10.10.2025 11:07 10.10.2025 11:07 Politikanja María Corina Machado nga Venezuela është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025, njofton Klankosova.tv. Për këtë çmim është përfolur edhe emrin i presidentit amerikan, Donald Trump. “Viti 2025 i shkon një kampioneje të guximshme dhe të përkushtuar të paqes, një gruaje që e mban flakën e demokracisë të ndezur mes një errësire në rritje”, tha komiteti për fitoren e Machados. Ata shtuan: “Si udhëheqëse e Forcave Demokratike në Venezuelë, Maria Corina Machado është një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të guximit civil në Amerikën Latine. Kohët e fundit, Machado ka qenë një figurë kyçe unifikuese në një opozitë politike që dikur ishte thellësisht e përçarë, një opozitë që gjeti terren të përbashkët në kërkesën për zgjedhje të lira dhe qeveri përfaqësuese.”