Nuk do të lejojmë Sistem Safari-Vuçiq në futbollin kosovar 123 string(11) "Andin Lokaj" string(64) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2025/12/Andin-Lokaj.jpg" nga Andin Lokaj 30.01.2026 15:01 30.01.2026 15:01 Pretendimet e fundit të Ministrisë së Sportit për të minuar të arriturat e futbollit kosovar janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe futbollin kosovar që kaloj nëpër ferr për shumë vite do ta dërgonin në humnerë. Ata që me të vërtetë e duan këtë shtet dhe futbollin, janë shumë të vetëdijshëm që hienat po sillen tërë kohën dhe pretendojnë të përfitojnë nga politika autoritare e cila ka gjasë të shëndrrohet edhe në totalitare në vazhdim. Ngase vetë populli kështu e deshti. Por populli jonë ka ditur të bëjë kthesa radikale dhe të reagojë aty ku duhet dhe kur duhet. Andaj sistemin Safari – Vuçiq në Futbollin tonë nuk do ta lejojmë. Nuk do të lejohet vrasja e futbollit me “safari sniper” duke e shëndrruar atë në mekanizëm politik të një figure udhëheqëse pas së cilit qëndrojnë hienat e uritura. Ashtu siç bëri Serbia prej se me të udhëheq krimineli Vuçiq. Nuk dua të besoj se një gjë e tillë do të ndodh edhe në vendin tonë. Edhe pse në ditët e sotme befasitë nuk përjashtohen, sidomos në Ballkan ku psikopatët janë shumuar me të madhe viteve të fundit.