Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuk do që të duket si Rihanna

NULL NULL
30.05.2015 17:46

Të dukesh si Rihanna është ëndërr e shumë femrave nëpër botë. Ka shumë prej tyre  që e përcjellin këngëtaren e famshme se si e ndryshon pamjen herë pas here, dhe të njejtën gjë e bëjnë edhe fansat e saj, vetëm për t’u dukur si ajo.

Por, këtë dëshirë nuk e ka Bianca Guthrie.  Ajo vetvetiu ka një ngjashmëri të madhe me yllin e muzikës Rihanna, dhe e urren veten për këtë fakt.

Bianca ka deklaruar se nuk ndihet rehat asnjëherë, sepse kudo që shkon njerëzit e ngatërrojnë me Rihanna-n dhe kërkojnë të bëjnë gotografi me të.

Ajo po ashtu shprehet e shqetësuar se nuk do të mund të gjejë dashurinë e jetës së saj, sepse të gjithë meshkujt lidhen me të për shkak të ngjashmërisë që ajo ka me yllin e muzikës pop.

Sozia e Rihannës tani vazhdimisht e përcjell paraqitjen e këngëtares, me qëllim që ajo ta bëjë look-un më ndryshe dhe thotë se është në kërkim të një mashkulli i cili e urren këngëtaren, në mënyrë që t’i besojë se e dashuron për personin që është.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.