Nuhiu sulmuesi i dytë më i mirë në historinë e Sheffield NULL NULL 22.09.2019 15:29 22.09.2019 15:29 Futbollistëve të Kosovës çdo ditë e më shumë po iu shtohen sukseset në paraqitjet e tyre. Pas shumë lojtarëve si Vedat Muriqi, që po shkëlqen me Fenerbahçen edhe Atdhe Nuhiu po i tregon sukseset me ekipin e Sheffield Wednesday. Ai ka hyrë në historinë e klubit anglez si sulmuesi i dytë më i mirë në shekullin e 21-të. Nuhiu ka shënuar 44 gola. Sulmuesi nga Prishtinas renditet pas Marcus Tudgay, që ka shënuar 52 gola. Mbetet të shihet nëse Atdhe Nuhiu do të mund ta thyejë rekordin dhe për ta rrëmbyer epitetin e sulmuesit më të mirë. Ai është anëtar i Sheffield Wednesdat që nga edicioni 2013/2014. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days